Dy të vdekur nga arma e zjarrit në Kolovicë

19 qershor 2018 | 14:15

Dy persona kanë mbetur të vdekur nga arma e zjarrit në lagjen Kolovicë në Prishtinë.

Rastin për “klankosova.tv” e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 12:30 kemi marrë informatë së në rrugën ‘Fitim Duraku’ ka pasur të shtëna armësh. Me të dalë në vendin e ngjarjes, është gjetur një trup i pajetë i një burri, kurse gruaja që ka qenë e plagosur nga arma e zjarrit është nisur për në QKUK, por që rrugës ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti përmes telefonit.

Ajo ka thënë se dyshohet që burri (73 vjeç) ka gjuajtur me armë në gruan e tij (66 vjeç) dhe pastaj mbi veten.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim…