Dy “Ujqërve të natës” u ndalohet hyrja në Bosnje

15 mars 2018 | 15:53

Dy pjesëtarëve të klubit të motoristëve rusë “Ujqërit e natës” u është ndaluar hyrja në Bosnje dhe Hercegovinë.

Lajmi e ka konfirmuar për Shërbimin e Ballkanit të “Radios Evropa e Lirë”, drejtori i Shërbimit për Punë të Jashtme në Bosnje, Sllobodan Ujiq.

Sipas njoftimeve të disa mediëve, bëhet fjalë për udhëheqësin e grupit, Aleksandër Zaldostanov dhe anëtarin e tij, Sasha Saviq, me prejardhje nga Serbia.

“Ujqërit e natës”, një grup i njohur për nacionalizëm dhe besnikëri ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, kanë paralajmëruar se më 19 mars do të nisin turneun “Ballkani rus”, në kuadër të të cilit do të vizitojnë Serbinë dhe Republikën Sërpska në Bosnje.

Autoritetet në Bosnje kanë thënë se ndalimi i hyrjes së dy pjesëtarëve të grupit është bërë pas vlerësimeve se ata “paraqesin rrezik për sigurinë”. (Rel)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mijëra civilë është raportuar të kenë ikur nga rajoni i…