E armatosur në diplomim, për një arsye të veçantë

20 maj 2018 | 13:25

Një vajzë që ka shkuar me pushkë të diplomojë ka shkaktuar një debat të ashpër mbi lirinë personale, protestat e studentëve dhe privilegjin e njerëzve të bardhë.

Kaitlin Bennett diplomoi në drejtimin biologji në Universitetin Shtetëror të Kentit në Ohajo.

Një ditë pas, 22-vjeçarja u kthye në universitet me një pushkë gjysmautomatike AR-10 të varur në shpinë dhe kapelën e saj të diplomimit shkruhej: “Eja dhe merre”. Ajo ka bërë me dije se me këtë veprim po promovonte të drejtën e saj për ta mbrojtur veten.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ernesto Valverde pranon se nuk ka asnjë lojtar në botë…