E padisin Trumpin se i bllokoi në “Twitter”, ja vendimi i gjykatës

11 mars 2018 | 14:06

Në morinë e miliona ndjekësve që ka në profilin e tij në “Twitter”, presidenti amerikan Donald Trump gjen jo rrallë edhe kritikë.

“Cicërimat” e tij, shpesh me një gjuhë të drejtpërdrejtë dhe ndryshe nga ajo e paraardhësve të vet në Shtëpinë e Bardhe, tërheqin këta kritikë që e kundërshtojnë duke i kthyer përgjigje po në këtë rrjet social.

Por, disa kritika nuk i pëlqejnë as Donald Trump, ose personave që merren me “Twitter”-in e tij dhe për këtë zgjedhin që të bllokojnë personat që i lënë këto komente.

E në numrin e madh të këtyre personave, shtatë zgjodhën që ta padisin presidentin për bllokimin që i ka bërë, duke e cilësuar këtë akt si antikushtetues.

Padia u shqyrtua nga gjyqtarja Naomi Reice Buchwald në Uashington. Kjo e fundit doli jo me një vendim urdhërues, por këshillues për Presidentin. “Mund të shmangë komentet e tilla thjesht duke i heshtur përmes opsionit ‘mute’”, ka këshilluar gjyqtarja shefit të Shtëpisë së Bardhë.

Në “Twitter” nuk mund të shohin dhe as t’u përgjigjen postimeve të kryera nga një llogari që i ka bllokuar, por nëse zgjidhet opsioni “mute”, ata mund ta shikojnë dhe postojmë në një status të caktuar, por titullari i llogarisë nuk i sheh.
Presidenti Trump është mjaft aktiv në “Twitter”, ku numëron mbi 48 milionë ndjekës./tch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Espanyolit e ka përmbysur Real Sociedad, pasi e…