E veshur me kostumin e Wonder Woman, Gal Gadot viziton një spital fëmijësh

10 korrik 2018 | 10:39

Gal Gadot ka vendosur që në kuadër të ditëve festive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ta vizitojë një spital me fëmijë të sëmurë.

Aktorja ishte veshur me kostumin e karakterit të saj, Wonder Woman, nga filmi për superheroinën për t’i gëzuar fëmijët.

Fëmijët e spitalit Inova në Annandale të Virginias janë mahnitur nga prania e saj. Ajo ka pozuar me fëmijët, si dhe i ka mbajtur në dorë foshnjat, të cilat janë detyruar të qëndrojnë në spital për shkak të sëmundjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gal Gadot ka vendosur që në kuadër të ditëve festive…