Edhe dy federata nënshkruan memorandume me MKRS-në

30 mars 2018 | 17:55

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, sot ka nënshkruar edhe dy memorandume tjera bashkëpunimi, me Federatën e Bodybuldingut dhe Fitnesit dhe me Federatën e Peshëngritjes të Kosovës.

Në bazë të këtyre memorandumeve të nënshkruara sot, Federata e Bodybuldingut dhe Fitnesit mbështetet financiarisht me mbi 34 mijë euro, marrëveshje të cilën e nënshkroi kryetari i kësaj federate, Esat Lata. Ndërkaq. Federata e Peshëngritjes e përfaqësuar nga kryetari i saj Astrit Hasani u mbështet financiarisht më vlerë mbi 67 mijë euro.

Ministri, Kujtim Gashi, tha se mbështetja financiare për këto federata, bëhet në vazhdën e nënshkrimit të këtyre memorandumeve me qëllim të realizimit të politikave prioritare për sportin që ka MKRS-ja dhe qeveria e vendit tonë në njërën anë dhe për realizimin e objektivave dhe planeve të tyre për vitin 2018 në anën tjetër.

“Përmes kësaj mbështetjeje financiare si ministri po mundohemi të bëjmë maksimumin për t’u gjendur afër federatave të sportit”, ka thënë Gashi.
Përfaqësuesit e këtyre Federatave e vlerësuan lart përkrahjen që u është siguruar nga ana e MKRS-së.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin…