Edhe Gjykata e Apelit hedh poshtë aktakuzën ndaj Ragip Begajt

04 qershor 2018 | 13:31

Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar ankesën e Prokurorisë Speciale ndaj aktvendimit të Gjykatës Themelore në Gjakovë të datës 3 prill të këtij viti kundër kryetarit të Malishevës, Ragip Begaj.

Me anë të këtij aktvendimi, Gjykata Themelore e ka hedhur poshtë aktakuzën e Prokurorisë dhe e ka pushuar procedurën penale, ndaj të pandehurit Ragip Begaj, për shkak të veprës penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, vepër të cilën dyshohet ta ketë kryer në cilësi të kryetarit të Komunës së Malishevës.

Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit, pretendimet ankimore të Prokurorisë, nuk janë të bazuara, ngase gjykata e shkalles se parë më të drejtë ka marrën aktvendim për hedhje të aktakuzës dhe se arsyet e dhëna për mungesën e provave i aprovon edhe kjo gjykatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, gjatë një…