Eduard Halimi dorëzon mandatin e deputetit

09 shkurt 2018 | 17:24

Deputeti i Partisë Demokratike (PD), Eduard Halimi, ka bërë me dije se ka dorëzuar mandatin të deputetit.

“Për mua ka qenë një privilegj të zgjidhem për të tretën herë deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë këtyre viteve kam kontribuar më përkushtim të plotë në politikë si njeri i çështjeve të drejtësisë. Sot kam dorëzuar mandatin e deputetit pasi nga nesër i përkushtohem një projekti të së drejtës ndërkombëtare private në një ‘network’ në Ballkan, projekt që është afatgjatë dhe kërkon që vendimin ta marr sot”, ka shkruar Halimi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pritur në takim…