Ejupi në stërvitjen e Prishtinës: Titulli varet nga rezultatet tona

24 prill 2018 | 14:36

FC Prishtina të martën ka vazhduar seancën stërvitore pas pushimit njëditor. Në seancën e zhvilluar në fushën e 2 Korrikut, futbollistët i vizitoi kryetari i klubit, Remzi Ejupi. 

“Pas ndodhive të fundit në futbollin e Kosovës dhe sidomos ndëshkimit me tetë kartonë të verdhë në ndeshje të qetë si ishte ajo me Vllazninë, kërkojë qetësi dhe mobilizim të trajnerëve dhe vetë futbollistëve që të arrijmë në realizimin e synimeve të klubit. Janë edhe pesë ndeshje të mbetura dhe fati i titullit të kampionit varet kryekëput nga rezultatet tona. Unë shpresoj dhe besoj, se rezultatet tona do të arrihen nga angazhimi maksimal i ekipit dhe klubit si dhe qetësia brenda ekipit”, ka thënë Ejupi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë 78 studentë nga komuna e Mitrovicës që u është…