“El Mundo Deportivo”: Lewandowski do t’i bashkohet Realit

16 mars 2018 | 18:13

Real Madridi ka fituar garën me Chelsea dhe Manchester United për nënshkrimin e sulmuesit të Bayern Munchen, Robert Lewandowski, sipas raporteve në Spanjë.

Polaku është e kërkuar nga të tre klubet e lartpërmendura pas formës së tij të shkëlqyer në Bayern që kur arriti në klub në vitin 2014. Lewandowski tani konsiderohet si një nga sulmuesit më produktiv në botë, ka shënuar 100 gola në vetëm 120 ndeshje në Bundesliga për Bayern. Ai ka edhe tre vjet të mbetur në marrëveshjen e tij të tanishme, por ndryshim i agjentit kohët e fundit intensifikoi spekulimet se një lëvizje në merkaton e verës po “gatuhet”.
Gazeta spanjolle “El Mundo Deportivo” shkruan se Lewandowski ka hedhur poshtë idenë për t’u bashkuar me Chelsean dhe United duke rënë dakord për një marrëveshje në parim për t’u transferuar në “Santiago Bernabeu”. Marrëveshja thuhet të jetë dyvjeçare, me opsionin për një vit të tretë për 29-vjeçarin. Tani Reali pritet të arrijë një marrëveshje me Bayern për shitjen e sulmuesit, i cili nuk pritet të largohet me çmim të lirë, duke marrë parasysh ecurinë e tij. Por ende mbetet e paqartë se sa janë të gatshëm të paguajnë drejtuesit e “Los Blancos” për Lewandowskin, pasi në fokus është edhe braziliani i Paris Saint-Germain, Neymar.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi i Deputetëve të Pavarur (GDP), që ishin pjesë e…