Elezaj viziton vendet që rrezikohen nga vërshimet

04 mars 2018 | 15:57

Kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj, bashkë me policinë dhe inspektorët komunalë kanë parë nga afër gjendjen në terren të krijuar pas reshjeve të shiut.

Si pasojë e reshjeve të shiut dhe shkrirjes së shpejt të borës, në territorin e Komunës së Klinës është rritur niveli i ujit në lumenj dhe përroska.

Gjendja më e rëndë është te Guri i Zi, afër aksit rrugor Klinë-Gjakovë, ku hapësirat përreth objekteve hoteliere janë mbushur me ujë, por akoma nuk ka depërtuar brenda.“Gjithçka është nën kontroll dhe ekipet komunale janë në terren duke e monitoruar situatën”, ka thënë Elezaj.

Reshjet e shiut kanë shkaktuar telashe në rrugë, sidomos në atë Klinë-Gjakovë dhe nga zyrtarët komunalë të Klinës është bërë thirrje që ngasësit e automjeteve të kenë kujdes të shtuar.

Sipas të dhënave të deritanishme të Komunës së Klinës, asnjë qytetar nuk është i rrezikuar nga vërshimet e shiut, ndërsa ekipet komunale të emergjencave janë në gatishmëri të plotë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drenica nga Skenderaj e ka mposhtur të dielën Gjilanin me…