“Elita” feston Pavarësinë

16 shkurt 2018 | 16:47

10-vjetori i Pavarësisë së Kosovës është festuar të premten edhe në garat e gjimnastikës. Në fakt, klubi “Elita” ka organizuar gara të brendshme në mënyrë që të festa e pavarësisë të jetë edhe më madhështore.

Salla e gjimnastikës në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë ishte e vogël për të zënë të gjithë të interesuarit për këtë ngjarje mjaft atraktive në sportin vendor, kurse drejtuesit e klubit Abeliana Bregu dhe Shkumbin Maqastena janë përkujdesur që për garuesit të këtë medalje dhe mirënjohje.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe kryetari i Federatës së Gjimnastikës së Kosovës (FGJK), Besim Halilaj.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shorti për çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll është…