Emërohen përzgjedhësit në përfaqësueset e reja

21 maj 2018 | 15:24

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) të hënën (21.05.2018) i ka emëruar përzgjedhësit dhe ndihmësit e Përfaqësueseve të Kosovës të grupmoshës U-16, U-18 në të dyja konkurrencat (meshkuj/femra), si dhe të U-20 në konkurrencën e meshkujve.

Përzgjedhës i Përfaqësueses U-20 është emëruar trajneri amerikan Ernie Lee Nestor (aktualisht asistent i Brad Greenberg tek Përfaqësuesja A), ndërsa ndihmës të tij do të jenë Ilir Selmani dhe Ismet Ferati, ndërsa udhëheqës i delegacionit të Kosova U-20 do të jetë Naim Hajrizi.

Përzgjedhës i Përfaqësueses U-18 është emëruar Ibrahim Karabeg, kurse ndihmës të tij do të jenë, Gyltekin Selimi dhe Ilmen Bajra. Përzgjedhës i Përfaqësueses U-16 është emëruar Muhammed Thaçi, kurse ndihmës të tij do të jenë, Valentin Spaqi dhe Laurant Ibrahimi. Përzgjedhës i Përfaqësueses U-18 (femrat) është emëruar Fidan Shatri, ndërsa ndihmës të tij do të jenë Pal Syla dhe Arsim Berisha. Përzgjedhëse e Përfaqësueses U-16 (femrat) është emëruar Kimete Haliti, ndërsa ndihmës të saj do të jenë Gyltekin Selimi dhe Artina Hasani.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtunën gjithë bota kishte sytë në martesën mbretërore të…