Enver Hoxhaj i kundërpërgjigjet LDK-së rreth idesë për rrëzim të Qeverisë

16 mars 2018 | 21:47

Dështimi me radhë i seancave plenare dhe mbledhjeve të Komisioneve parlamentare për shkak të mungesës së kuorumit ka bërë që institucioni më i lartë ligjvënës në vend, Kuvendi i Kosovës të bëhet jo funksional.

E si rrjedhojë dy partitë opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje po kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe dorëheqjen e Qeverisë Haradinaj.

Në seancën e së martës, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti kërkoi shpërbërjen e Kuvendit pasi që siç potencoi ai “shumica parlamentare nuk po i ka votat për të proceduar asnjë ligj”.

“Ne duhet të procedojmë qysh sot me shpërbërje të Kuvendit sepse nuk ka kuptim të shkohet më tutje”, ka thënë Hoti.

Kurse në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi për media theksoi se Qeveria Haradinaj duhet të bjerë edhe formalisht pasi që sipas tyre kjo qeveri ka rënë edhe moralisht, edhe me numra.“Vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Çdo vonesë në këtë drejtim e rëndon gjendjen politike, ekonomike dhe sociale të vendit. Demokracia është zgjidhja. Qeveria duhet ta japë dorëheqjen!”, ka theksuar VV-ja.

Zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj i kundërpërgjigjet idesë së LDK-së për shpërbërje të Kuvendit dhe rrëzim të Qeverisë menjëherë pas ratifikimit të demarkacionit.

Në emisionin Argument Plus, zëvendëskryeministri Hoxhaj tha se qeveria është stabile, do ta përmbush mandatin e plotë dhe nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja nga radhët e Grupit Parlamentar të Deputetëve të Pavarur…