Era Istrefi: E nderuar të jem pjesë e Botërorit

13 korrik 2018 | 16:58

Në konferencë për media në prag të finales së madhe të Kampionatit Botëror Rusia 2018, këngëtarja kosovare Era Istrefi është shprehur tejet e lumtur dhe e emocionuar që është pjesë e kësaj ngjarje.

“Ndjehem e nderuar dhe e privilegjuar. Është një rasti rrallë dhe për mua është një ngjarje shumë e madhe. Ka shumë dashuri dhe emocione. Të bëjmë bashkë nacionalitete të ndryshme përmes muzikës është fantastike, ndjehem e nderuar”, ka deklaruar Istrefi.

Istrefi gjithashtu ka folur edhe për xhirimet e videoklipit të “Live It Up”, duke thënë se e kishte shijuar shumë kohën në Budapest. Aktori dhe këngëtari i famshëm Will Smith, i cili është pjesë e këngës zyrtare të botërorit, ka thënë se ndjehet tejet i kënaqur që është pjesë e një ngjarje kaq të madhe. “Ka një energji pozitive tejet të bukur. Ndjehem i nderuar që jam pjesë e një prej momenteve më të rralla të harmonisë botërore”. Smith gjithashtu ka bërë shaka se si amerikanët nuk janë të mirë në futboll, duke thënë se kishte shpresuar të jenë pjesë e këtij kampionati. Nicky Jam ka thënë se pjesëmarrja në këngën zyrtare të botërorit është realizimi i një ëndrre të kamotshme.

Ceremonia përmbyllëse e kampionatit botëror do të mbahet para orës 17:00 të ditës së diele, ku në finale do të takohen Franca dhe Kroacia.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I vënë në qendër të kritikave, jo vetëm për dështimin…