Erdogan: Do të përpiqem të jem president i denjë për popullin

09 korrik 2018 | 22:02

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, theksoi se do të jetë i denjë për popullin e Turqisë pas marrjes së detyrës zyrtare si presidenti i parë i vendit nën sistemin e ri të qeverisjes.

Pas betimit në Parlamentin e Turqisë, Erdogan mori pjesë në ceremoninë e inagurimit në Rezidencën Presidenciale në Ankara, në të cilën të pranishëm ishin edhe presidentë dhe kryeministra të shumë vendeve, përfshirë edhe nga rajoni, raporton AA.

“Populli ynë asnjëherë nuk na la vetëm, nuk na la në rrugë. Më 24 qershor na zgjodhi edhe një herë për t’i shërbyer”, tha Erdogan.

“Do të përpiqem të jem i denjë për popullin tonë me vetëdijen se jam presidenti i 81 milionëve, jo vetëm i atyre që na votuan”, shtoi ai.

Siç tha presidenti turk, sistemi i ri presidencial i qeverisjes nuk është detyrim, por preferencë e qëlluar drejt së cilës i ka orientuar historia.

“Me sistemin presidencial të qeverisjes jemi duke kaluar në një model të ri të qeverisjes përtej eksperimenteve që kemi perjetuar gjatë kërkesës sonë afër 150 vjeçare për demokraci dhe republikës sonë 95 vjeçare”, deklaroi Erdoğan.

Ai paralajmëroi zhvillim dhe avancim të mëtutjeshëm të sistemit të ri të qeverisjes dhe fuqizim të shtetit social në periudhën e re.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Kastriot Rexha është ndër të paktët futbollistë në Kosovë…