Erdogani betohet si presidenti i parë ekzekutiv i Turqisë

09 korrik 2018 | 16:24

Rexhep Taip Erdgoan është betuar si presidenti i parë ekzekutiv i Turqisë, pas fitores së tij në zgjedhjet e 24 qershorit.

Ai pritet të njoftojë kabinetin e tij më vonë gjatë ditës. Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, ka premtuar se do heqë gjendjen e jashtëzakonshme të krijuar në Turqi.

Erdogani ka fituar një shumicë absolute në zgjedhjet presidenciale me 52.59 për qind të votave, sipas Këshillit të Lartë Zgjedhor të Turqisë (YSK).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-trajneri i Barcelonës, Luis Enrique është emëruar trajner i ri…