Erzen Shkololli, drejtori i ri i Galerisë Kombëtare të Arteve

18 Janar 12:18

Erzen Shkololli do të jetë drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve. Ai do të zëvendësojë në këtë post Artan Shabanin.

Shkololli ka qenë drejtor i Galerisë Kombëtare të Kosovës nga viti 2011 deri në vitin 2015. Nën udhëheqjen e tij, Galeria e Kosovës ka pësuar transformim të plotë, duke u shndërruar në një urë përmes së cilës skena artistike e Kosovës, që deri vonë ishte e margjinalizuar dhe e izoluar nga komunikimi kreativ me skenat artistike evropiane dhe botërore, depërtoi fuqishëm përtej kufijve të Kosovës.

Si drejtor i Galerisë, Shkololli ka avokuar suksesshëm për pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në Bienalen e Venedikut, duke shërbyer njëkohësisht si komisioneri i parë i Kosovës në edicionin e 55-të të Bienales.

Së fundmi, në rolin e këshilltarit të drejtorit artistik të Documenta 14-ekspozitës më prestigjioze botërore të artit bashkëkohor, Shkololli ka siguruar pjesëmarrjen e parë historike të artistëve shqiptarë në këtë ngjarje.

Gjithsej 17 artistë nga Kosova dhe Shqipëria kanë ekspozuar veprat e tyre në edicionin e fundit të Documenta që është mbajtur në Athinë dhe Kassel, duke dëshmuar kështu edhe përkushtimin e Shkolollit për të promovuar dhe përfshirë artistë dhe vlera të çdo gjenerate nga dy shtetet në mozaikun evropian dhe botëror të artit bashkëkohor.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Kompania Apple do të paguajë 38 miliardë dollarë taksa nga…