Është përkujtuar 20 vjetori i Betejës së Morinës

09 korrik 2018 | 01:36

Me një Akademi Përkujtimore për nderë të 20 vjetorit të Betejës së Morinës në zonën kufitare me Tropojen u përkujtuan të rënët për liri, dëshmorët e Kombit: Muhamet Ukshini, Shkëlzen Syla, Arben Ukshini, Sylejman Abdyli, Ymer Bytyqi, Blerim Ukshini, Nezir Elezi, Fisnik Salihu, Ahmet Pulatani dhe Mine Ukshini.

Akademia është mbajtur në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, ditën e shtunë, ndërsa homazhet janë bërë pranë varreve të dëshmorëve në varezat e qytetit.

Më pas është vendosur edhe gurthemeli për ndërtimin e Kompleksit të varrezave të dëshmorëve në fshatin Morinë të komunës së Gjakovës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Administrimit dhe Pushteti Lokal, Bashkim Krasniqi, ka marrë…