EULEX-i dënon fuqishëm vrasjen e Oliver Ivanoviqit

16 janar 2018 | 18:41

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), ka dënuar fuqishëm vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Shefja e këtij misioni, Alexandra Papadopoulou, i ka bërë thirrje autoriteteve relevante që të veprojnë shpejtë dhe me efikasitet në mënyrë që të arrestohen kryerësit e këtij akti makabër.

“Misioni ynë është i gatshëm që të ofrojë përkrahje sipas mandatit që ka. Në emrin tim dhe misionit të EULEX-it shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes dhe miqve të zotit Ivanoviqit. I bëj thirrje atyre që kanë ndonjë informacion relevant i cili mund të çojë deri tek arrestimet e mundshme lidhur me vrasjen e z. Ivanoviq, që ta raportojnë atë tek autoritetet. Apeloj gjithë komunitetin që të ruajnë qetësinë dhe dinjitetin në këto momente të vështira”, citohet të ketë thënë Papadopoulou.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vrasja e politikanit serb, Oliver Ivanoviqit ka sjellë një varg…