Eurodeputetët kërkojnë kthimin e opozitës maqedonase në Kuvend

26 shkurt 2018 | 17:22

Eurodeputetët e Parlamentit Evropian, Ivo Vajgl dhe Eduard Kukan, i kanë kërkuar opozitës së Maqedonisë që të kthehet në Kuvend dhe të merr pjesë aktive në marrjen e vendimeve strategjike për Maqedoninë.

“Duhet të punoni së bashku, opozita është pjesë e sistemit normal parlamentar dhe një opozitë e fortë mund të ketë rol dhe përgjegjësi në proceset në vend, por edhe të merr përgjegjësi. Shteti duhet të vendoset para interesit partiak”, ka deklaruar eurodeputeti Ivo Vajgl pas takimit me kryetarin e Kuvendit Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Eurodeputetët janë përqendruan edhe në reformat dhe nevojën e zbatimit të tyre, por edhe të rritjes së bashkëpunimit rajonal.

“Shpresoj se në vullnetin e mirë të palëve në përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal. Kjo është e rëndësishme për funksionimin e Bashkimit Evropian të zgjeruar dhe po aq e rëndësishme edhe për funksionimi i demokracisë parlamentare që duhet të jetë thelbi i të gjithë anëtarëve të ardhshëm të BE-së”, ka deklaruar Kukan, raporton “Rel”.

Ndërsa kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka thënë se shumica parlamentare dhe koalicioni qeveritar janë të vendosur për të zgjidhur çështjet e hapura që po bllokojnë integrimin euroatlantik të Maqedonisë.

Ai ka thënë se beson edhe në kapërcimin e dallimeve me opozitën dhe kthimin e saj në Kuvend me qëllim vazhdimin e procesit të reformave përmes miratimit të ligjeve që kërkojnë dy të tretat në Kuvend, e të cila shumica parlamentare nuk i ka pa pjesëmarrjen edhe të opozitës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX), duket…