Evertoni kompleton transferimin e Walcottit

17 janar 2018 | 20:18

Evertoni e ka kompletuar transferimin e Theo Walcottit nga Arsenali për 20 milionë funte. Futbollisti ka nënshkruar kontratë për tre vjet e gjysmë.

28-vjeçari largohet nga Arsenali pas 12 vjetësh qëndrimi. Ai për 397 paraqitje ka realizuar 108 gola. Anglezi, që nuk kishte nisur në asnjë ndeshje në ligë në sezonin e ri, synon që me skuadrën e re të ketë më shumë paraqitje dhe të garantojë vend për ekipin përfaqësues për Botërorin e këtij viti.

Arsenali me shitjen e Walcottit po synon t’i grumbullojë të hyrat për transferimin e Pierre-Emerick Aubameyang nga Dortmundi.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarët e komunave të Pejës, Istogut dhe Deçanit ende nuk…