“Facebook”-u kërkon fytyrën tënde aty ku ti nuk e di se je

21 dhjetor 2017 | 12:52

Rrejti social “Facebook” po kërkon fytyrën tënde në foto dhe video ku nuk ju kanë etiketuar.

Rrjeti social “Facebook” ka treguar se si e përdor njohjen e fytyrë për të zbuluar më shumë fotografi tuajat, që ju nuk i dini.

Kjo teknologji i jep mundësi “Facebook”-ut të punojë nëse dikush po përpiqet t’ju vjedhë ‘online’. Nga dita e mërkurë (20 dhjetor)

“Facebook” do t’ju njoftojë kur të kuptojë se ju ka parë në një fotografi apo video që nuk ju kanë etiketuar.

Për të njohur nëse jeni apo jo ju në atë fotografi apo video, faqja thotë se sistemi i saj i njohjes së fytyrës, krahason pamjet me fotografinë e profilit dhe të tjera fotografi e video ku jeni etiketuar.

“Teknologjia jonë analizon pikselat në fotografi që jeni etiketuar dhe gjeneron një sërë numrash që e quajmë – Template. Kur fotografitë dhe videot ngarkohen në sistemin tonë, ne i krahasojmë ato pamje me template”, ka thënë kompania.

“Ne respektojmë rregullat e privatësisë që kanë zgjedhur njerëzit kur postojnë një foto në ‘Facebook’, (qofshin këto miqtë, publik apo audiencë e personalizuar), kështu që nuk do të njoftoheni nëse nuk jeni në atë audiencë”, ka vijuar më tej kompania.

Kjo do të thotë që nuk do të keni ndonjë njoftim për sugjerim etiketimi nëse “Facebook” gjen fytyrën tuaj në një foto apo video, pasi është private për personin që e ka ngarkuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, ka kërkuar që misioni…