“Facebook”-u po përgjon telefonat

30 maj 2018 | 12:12

Një skandal i madh ka përfshirë sërish rrjetin social “Facebook”, i cili akuzohet së ka përgjuar jo vetëm mesazhet e përdoruesve por edhe telefonat e tyre.

 Dyshimi është thelluar më shumë gjatë viteve. “Facebook”-u mendohet të ketë dëgjuar telefonatat e përdoruesve të tij përmes mikrofonit të celularit.

 Gjithashtu përgjon edhe vendndodhjen, leximin e mesazheve dhe regjistrin e telefonatave, raportojnë mediet e huaja.

 Denoncimi këtë herë vjen nga “Six4Three”, që ka dorëzuar padinë në gjykatën e San Mateo në Kaliforni.

 “Six4Three” i ka pushuar të gjitha aktivitetet e saj, por në vitin 2015 pretendon të ketë qenë dëmtuar rëndë nga ndryshimi i politikës së Mark Zuckerberg.

 Që prej vitit 2015, “Facebook” u ndaloi kompanive të treta që zhvillonin shërbime për rrjetet sociale, si “Six4Three”, të mblidhnin informacione mbi rrjetin e miqve të përdoruesve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, ka hedhur akuza…