Faik Konica: Çka është ‘Dita e Verës’

24 janar 2018 | 15:52

Më poshtë keni shkrimin e shkrimtarit dhe publicistit shqiptar Faik Konica për Ditën e Verës. Ky shkrim u botua në vitin 1911.

Miqve, shokëve të Lidhjes Shqiptare “Verore”, u dërgoj kujtime miqësie, urime të zemrës, për Ditën e Verës që na afrohet.

S’e festuam dot sivjet këtë ditë të bukur: po në mos e festuam me trup, do ta festojmë me zemër.

Ç’është Dita e Verës?

Është dita në të cilën shtërgjyshërit t’anë,

kur s’kish lindur edhe krishtërimi, kremtojin bashkë me Romanët dhe me Grekët e Vjetër, perëndit’ e luleve, të shelgjeve, të krojeve.

Kur çkrin dimëri, kur qaset Vera buzëqeshur e hollë dhe e gjatë si në piktyrë të Botticelli, zemra e njeriut çgarkohet nga një barë, shijon një qetësi, një lumtësi t’ëmblë. Në këtë gëzim, stërgjyshërit t’anë ndiejin një detyrë t’u falen perëndive që sillnin këto mirësira.

Dhe ashtu leu festa hiroshe që quajmë Dit’ e Verës.

(Botuar më 1911)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker nuk do të udhëtojë…