Fajoni: Kosova ka përmbushur kushtet e fundit për vizat

15 maj 2018 | 17:10

Raportuesja e Kosovës për liberalizimin e vizave në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon është takuar me zëvendëskryeministrin Enver Hoxhaj, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në vendin tonë dhe për procesin e liberalizimit të vizave.

Fajoni ka thënë se Kosova ka përmbushur kushtet e fundit për liberalizimin e vizave.

“Patëm një takim me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Enver Hoxhaj dhe një diskutim një orë e gjysmë për situatën në Kosovë. Ne ramë dakord që heqja e vizave për njerëzit në Kosovë është një qëllim i përbashkët, pasi vendi ka përmbushur kushtet e fundit”, ka shkuar Fajoni në llogarinë e vet në “Twitter”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
 Ministri i Financave (MF), Bedri Hamza dhe drejtori i Departamentit…