Fazli Hoxha viziton Teqenë Bektashiane të Gjakovës

14 korrik 2018 | 16:27

Me rastin e 11-vjetorit të rindërtimit të Teqesë Bektashiane të Gjakovës, kryetari i degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka vizituar këtë teqe, ku është pritur nga postmbajtësi Baba Mumin Lama.

“Në emrin tim dhe të Nismës Socialdemokrate Dega në Gjakovë, iu uruam këtë ditë të veçantë postmbajtësit Baba Mumin Lama.

Teqja Bektashiane ka dhënë kontribut të drejtpërdrejt në organizimin dhe mbarëvajtjen e punimeve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ka qenë vatër e arsimit shqip ndër breza, si dhe qendër nxitëse e arsimimit të vajzave”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka shtuar se Teqja Bektashiane e Gjakovës ishte ndër shekuj vend i angazhimit konkret për zhvillim të kulturës.

“Gjatë viteve të rënda të okupimit, sidomos gjatë viteve ’90-ta të shekullit të kaluar, Teqeja Bektashiane e Gjakovës u shndërrua në shkollë shqipe dhe Qendër Kulturore Shqiptare për Gjakovën dhe më gjërë”, ka shkruar Hoxha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i kabintetit të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Faton…