FBI, rihapet rasti i Ana Frank

01 nëntor 2017 | 13:37

Si u gjet vendi ku Ana Frank u fsheh gjatë Holokaustit, mbetet ende mister, megjithëse babai Oto, i vetmi anëtar i familjes i mbijetuar, kaloi vite duke u përpjekur të arrijë deri te përgjigjja, raporton Mental Floss.

Megjithatë, një ish-agjent i FBI-së planifikon të hapë këtë rast.

Vins Pankoke dhe ekipi i tij prej 19 ekspertësh forenzikë po provojnë metoda të reja për të kuptuar se si rrodhën ngjarjet përpara se Ana të dërgohej në Bergen-Belsen, ku vdiq me gjasë të madhe nga tifoja.

Tërë procesi do të regjistrohet në faqen e internetit të “Cold Case Diary” dhe rezultatet e hetimit duhet të publikohen më 4 gusht 2019, 75 vjet pas zbulimit të strehimores së Anne Frank.
Besohet se familja u gjet nga Gestapo, edhe pse Muzeu i Ane Frank botoi vitin e kaluar një studim që tregon se vendi i strehimit mund të ishte zbuluar rastësisht.
Pankoke deklaron se kishte zbuluar dokumente në lidhje me arrestimin e Frankëve, të cilat më parë besohej se ishin shkatërruar dhe të cilat u dërguan në Shtetet e Bashkuara pas Luftës së Dytë Botërore dhe vetëm pak kohë më parë u deklasifikuan.

Agjenti Pankoke do të rindërtojë tërësisht të gjitha ngjarjet përpara pushtimit të Gestapos. Do të analizohen dëshmitë e 30 dëshmitarëve dhe do të zbatojë gjithashtu metoda të veçanta. Ai do të kombinojë të dhënat e mbledhura nga ditari i Anës, si dhe të gjitha dokumentet e disponueshme dhe informatat arkivore që datojnë në atë kohë.
Programe të veçanta janë skanuar dhe ekipi hulumtues multidisiplinar do të përfshijë historianë, detektivë, analistë të të dhënave, kriminologë dhe shumë të tjerë. Ekspertët gjithashtu i kanë bërë thirrje publikut t’u japë atyre të gjithë informacionin që mund të përdorin dhe ka gjithashtu një ekip veprues për të ndihmuar në rindërtimin e deklaratave të dëshmitarëve dhe të dyshuarve.

Pankoke beson se zbulimet e reja do të publikohen më 4 gusht 2019, në përvjetorin e 75-të të dërgimit të Anës dhe familjes së saj në kamp.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një shënim i fizikantit Albert Einstein (Albert Ajnshtajn) mbi sekretin…