Federeri në raundin e dytë, kualifikohen edhe Del Potro e Thiem

16 janar 2018 | 15:58

Roger Federer e ka nisur mbarë rrugëtimin e tij në grand slemin e Australian Open, ku do të mbrojë titullin fituar një vit më parë.

Numri 2 në botë fitoi 3-0 (6-3, 6-4, 6-3) ndaj sllovakut Aljaz Bedene, duke avancuar më tej. Një ndeshje e mirë e zviceranit, që tregoi se është në formën optimale, duke e dominuar takimin në të tri setet. Nuk zhgënjen as argjentinasi Juan Martin Del Potro, numri 12 në botë, që eliminoi amerikanin Frances Tifaoe, duke fituar 3-0 (6-3, 6-4, 6-3), një ndeshje ku amerikano-latini pati epërsi. Një biletë për në raundin e dytë pret edhe austriaku Diminic Thiem, numri 5 në botë, që eliminoi argjentinasin Guido Pella, pas fitores 3-0 (6-4, 6-4, 6-4). Nesër do të nisin takimet e raundit të dytë të grand slemit të Australian Open, turne që zhvillohet në Melburn. (Telesport)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në…