Feim Hoxha, sekretari i Këshillit Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e dhunës në sport

19 qershor 2018 | 17:08

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka nënshkruar vendimin për emërimin e Feim Hoxhës, Sekretar i Këshillit Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive.

Feim Hoxha, njëherësh udhëheqës i Departamentit Ligjor në MKRS, në rolin e sekretarit të Këshillit do të mbështesë dhe do të kujdeset për funksionimin administrativ të Këshillit.

Ministri Gashi ka vlerësuar se me emërimin sekretarit të Këshillit Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Sport, përmbushet edhe aspekti i fundi ligjor i funksionalizimit të këtij Këshilli, e cili do të ketë si qëllim luftimin e dukurive negative në sportin kosovar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka bërë me…