Feniksi-Liburni, finalja e ‘play-off’-it në futsall

23 maj 2018 | 16:06

Feniksi dhe Liburni do të ballafaqohen në finale të garave të “play-off”-it në Superligën e Kosovës në futsall.

Skuadra nga Drenasi, Feniks, pas fitores në ndeshjen e parë kundër Prishtinës, 6:2, ndeshjen e dytë e fitoi me rezultat zyrtar. Ndërkaq, Liburni pas fitores në ndeshjen e parë 3:2 kundër Besës në Gjakovë, në duelin e dytë fitoi 4:2 në Pejë.

Ndeshja e parë finale ndërmjet Feniksit dhe Liburnit, dy skuadrave që e kanë mbizotëruar këtë sport në vitet e fundit në vendin tonë, do të luhet të premten në Drenas, nga ora 21:00.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një vizitë zyrtare…