“Fenomeni”: Unë rivalizoja me Zidane, Figon dhe Ronaldinhon

04 janar 2018 | 14:59

Në një intervistë për gjermanen “Bild”, i pyetur mbi dominin e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos në dekadën e fundit, Ronaldo “Fenomeni” deklaroi se kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së konkurrencës, edhe pse e pranon që këta dy futbollistë në çdo kohë që të luanin do të ishin ndër më të mirët.

“Në brezin tim të futbollistëve, konkurrenca ishte shumë më e fortë. Nuk e them për të nënçmuar Messin apo Ronaldon, përkundrazi. Në kohën kur luaja unë futboll ishin Zidane, Figo më pas doli në skenë edhe Ronaldonho. Ishte shumë e vështirë për të qenë më i miri i atij brezi”, ka thënë Ronaldo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim…