Përfundon ndeshja, Drita kampione e Kosovës

20 maj 2018 | 16:01

Ka filluar ndeshja kryesore e këtij edicioni në Vala Superligën e Kosovës në futboll, mes Prishtinës dhe Dritës.

Kjo ndeshje po zhvillohet në qytetin e Pejës dhe atmosfera e krijuar nga të dyja tifozërit: “Plisat” dhe “Intelektualët” është e nivelit të lartë. Dihet se kjo ndeshje e përcakton edhe fatin e kampionit për edicionin 2017/2018. Gazeta “Epoka e re” do t’iu mbajë të informuar më gjithçka që ndodh në derbin që po zhvillohet në stadiumin “Shahin Haxhiislami”.

Formacionet e skuadrave:

Prishtina: Bekaj, Osmani, Dallku, Bashiru, Jamal, Taipi, Curri, Bozoviq, Hoxha, Mankenda, Januzi. Trajner: Mirel Josa.
Drita: Rexhepi, Kuka, Gërbeshi, Limani, Leci, Musaj, B.Shabani, Fazliu, Krasniqi, Xh.Shabani, Rexha. Trajner: Bekim Isufi.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

—————————————————————————-

2’ Krasniqi del ballë për ballë, por Bekaj e ndali gjuajtjen e tij

3’ Sulmuesi i Dritës, Kastriot Rexha lëndohet pas një dueli me kapitenin e Prishtinës, Armend Dallku. Gjithçka është në rregull dhe Rexha vazhdon ndeshjen.

5’ Atmosferë e jashtëzakonshme nga tifozët e pranishëm në stadium. Rezultati vazhdon të jetë 0-0.

16’ Armend Dallku ndëshkohet me karton të verdhë, pasi një përplasje me Kastriot Rexhën. Rezultati vazhdon të jetë 0-0.

26’ Prishtina po tenton të rrezikojë portën e Dritës, por deri tash ende nuk e ka pasur asnjë rast serioz.

32’ Gjyqtari kryesor Fatmir Tahiri e ka përjashtuar nga loja, duke e ndëshkuar me karton të kuq Debatik Currin. Ky i fundit bëri një ndërhyrje ndaj Xhevdet Shabanit.

36’ Bashiru gjuan larg portës së Rexhepi, rezultati mbetet i pandryshuar 0-0.

37’ Ergyn Ahmedi është futur në lojë në vend të Arbër Hoxhën.

HT: Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes me rezultat 0-0. Drita e kishte një rast serioz në fillim të ndeshjes, por gjuajtjen e Krasniqit e ndali portieri Bekaj. Prishtina nuk pati ndonjë rast të mirë shënimi, kurse nga minuta e 32-të po luan pa një lojtar, pasi me karton të kuq u ndëshkua Debatik Curri.

46’ Filloi pjesa e dytë e ndeshjes. Prishtinës i duhet ta ndjek titullin pa një lojtar, pasi në pjesën e parë u ndëshkua me karton të kuq. Debatik Curri.

46’ Khalidin eshte inkuadruar në lojë në vend të Mankendas.

50’ Bozhoviq del në rast të mirë shënimi, por intervenon kapiteni i Dritës, Ardian Limani dhe e largon topin nga zona e rreptësie.

60’ Prishtina del në sulem nga e djathta, por krosimi i Përparim Osmanit përfundon në duart e portierit Rexhepi.

62’ Drita e pati një rast të mirë pas krosimit të Shabanit, por asnjëri nga lojtarët e mysafirëve nuk arriti të dërgoi topin në rrjetë e portës së Prishtinës.

64’ Mirel Josa reagon duke e inkuadruar në lojë Mërgim Pevqelin, i cili e zëvendëson Ahmed Jonuzin. Në anën tjetër gjyqtari ndëshkon me karton të verdhë Endrit Krasniqin.

65’ Trajneri i Dritë, Bekim Isufi e inkuadron në lojë Përparim Livorekën në vend të Astrit Fazliut. Rezultati vazhdon të jetë 0-0.

67’ Gjyqtari Fatmir Tahiri pas Endrit Krasniqit në skuadrën e Dritës e ndëshkon me karton të verdhë edhe Përparim Livorekën.

67’ Ergyn Ahmeti rrezikon portën e mysafirëve, por nuk ka gol.

69’ Xhevdet Shabani godet fuqishëm nga largësia, por pa problem për portierin Bekaj.

74’ Drita e kryen edhe zëvendësimin e dytë. Në vend të Krasniqit inkuadrohet Haxhi Neziraj.

76’ Përparim Osmani ndëshkohet me karton të verdhë.

80’ Portieri Visar Bekaj edhe një herë të del të jetë vendimtar për skuadrën e tij, pasi e ndali gjuajtjen e Livorekës.

83’ Drita regjistroi edhe dy raste shënimi që u shpërdoruan nga Neziraj dhe Rexha. Rezultati vazhdon të jetë 0-0.

90+ Armend Dallku përjashtohet me karton të kuq.

90’+ Kanë mbetur edhe dy minuta deri në fund të ndeshjes, kurse “Intelektualët” e kanë nisur festën e tyre në stadiumin “Shahin Haxhiislami” dhe jashtë tij.

FT: Përfundon ndeshja.  Drita e Gjilanit është kampione e re e Kosovës në futboll, pasi në ndeshjen e fundit vendimtare për titull luajti baras me Prishtinën (0-0). Ndeshja e zhvilluar në Pejë solli atmosferë të jashtëzakonshme dhe rivalitet në fushë, por rezultati final mbeti ai i fillimit dhe Drita e rrëmben trofeun e me të mirit për edicionin 2017/2018.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në orën 16:00 në stadiumin “Shahin Haxhiislami” të qytetit të…