Filloi projekti për të rinjtë e Kosovës “Coca-Cola përkrah Rininë”

13 prill 2018 | 20:14

Me moton “Mëso, zbato, vepro” sot filloi programi për fuqizimin e të rinjve të Kosovës “Coca-Cola përkrah Rininë” në Prishtinë. Coca-Cola HBC Kosova po organizon për herë të parë një program të tillë me qëllim të aftësimit të të rinjve për treg të punës dhe vetëpunësim.

Pjesëmarrësit e programit janë të rinjtë e moshës nga 18-30 vjeç të cilët nuk punojnë dhe duan të ngrisin kapacitetet e tyre për jetë dhe punë. 

Ata do të trajnohen në zhvillim të aftësive si menaxhimi i kohës dhe i projekteve, informata kthyese, se si të komunikohen përparësitë dhe arritjet në mënyrë efektive, komunikimi biznesor dhe etika në biznes etj.

Me rastin e hapjes zyrtare të trajnimeve, menaxherja për komunikim e kompanisë Coca-Cola HBC Kosova znj. Albena Pllana, i’u dëshiroi mirëseardhje dhe suksese të gjithë të pranishmëve.

“Njëri nga problemet më shqetësuese në vend është papunësia e të rinjve tanë dhe fuqia e tyre punëtore e pashfrytëzuar. 

Dëshira për t’u bërë pjesë e tregut të punës është vërejtur edhe në aplikimet e shumta që i kemi marrë për t’u bërë pjesë e këtij programi. 

Shpresoj se kjo do të ju shërbej ju si një mundësi e shkëlqyer që të avanconi aftësitë tuaja dhe të bëheni kompetent në një fushë të caktuar” u shpreh znj. Pllana.

Njëri nga pjesëmarrësit e këtij programi, Betim Llapashtica tregoi se i vlerëson këto trajnime ngase ai do të mund të përgatitet për tregun e punës. “Unë kam përfunduar studimet mirëpo akoma nuk kam arritur të bëhem pjesë e tregut të punës. 

Besoj se ky program do të ma ofrojë mundësinë që të krijoj kontakte dhe të kem një ide të qartë se çfarë të kërkoj për veten. Dua të falenderoj kompaninë Coca-Cola HBC Kosova për këtë mundësi”, tha ai.

Rreth dobive të programit “Coca-Cola përkrah Rininë” foli edhe njëra nga ligërueset e këtij trajnimi, znj. Shenaj Shala: “Ky format i programit është shumë i nevojshëm për të gjithë të rinjtë të cilët nuk punojnë mirëpo duan që të zhvillojnë aftësitë e tyre kyçe dhe të ndërmarrin për veten diçka konkrete. 

Në fund të këtij trajnimi, pjesëmarrësit besoj se do ta kenë shumë më të qartë se ku të fokusohen dhe rrisin vetëbesimin se ata janë të gatshëm për t’u bërë pjesë e tregut të punës.

Programi “Coca-Cola përkrah Rininë” mbështetet nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Arsimit, Shkencës dheTeknologjisë, Agjencia e Punësimit të Republikës së Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane, ICK, Rrjeti CSR në Kosovë, Venture UP.

Trajnimet do të zgjasin tri ditë për secilin grup dhe në total nëpër këtë program do të kalojnë 10 grupe me 300 të rinjë.

Merr Njohuri, Fito Vetëbesim, Merr Certifikatë #MesoZbatoVepro

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se sulmi…