Fillon faza e dytë e dezinsektimit hapësinor

19 qershor 2018 | 11:44

Nesër (e mërkurë) fillon faza e dytë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se kjo ditë është zgjedhur pas të gjitha përgatitjeve teknike dhe operative nga ana e komunës dhe kompanisë pasi që parashikimet klimatike sigurojnë një javë me mot stabil dhe pa reshje, për arsye se reshjet gjatë procesit të dezinsektimit e bëjnë të paefektshëm aksionin.

“Duke u bazuar në këto të dhëna, sivjet do të dezinsektohet një sipërfaqe e përgjithshme prej mbi 6000 hektarë, duke përfshirë edhe zona rurale ku ka potencial të lartë të zhvillimit të këtyre insekteve. Edhe këtë vit do të përdoren preparatet e sigurta të regjistruara për përdorim në vendet e Bashkimit Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 23:30 (24:00)”, është thënë në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, është nderuar sot me mirënjohje…