Fillon mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LV-së, prezent 133 delegatë

17 dhjetor 2017 | 11:59

Kryesuesi i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje!, Hydajet Hyseni ka bërë hapjen e këtij Këshilli.

Mbledhja tashmë ka filluar dhe prezent janë 133 delegatë, transmeton Koha.net.

Në këtë mbledhje mungojnë disa figura të rëndësishme të kësaj partie, për arsye të ndryshme, përfshirë edhe kryetarin e VV-së, Visar Ymeri.

“Në sallë janë 133 delegatë dhe ka kuorum. Në mesin e tyre janë edhe disa anëtarë të Këshillit që mungojnë për arsyet që ata kanë treguar. Mungon poashtu edhe kryetari Ymeri i cili na ka uruar punë të mbarë dhe kjo mbledhje të shkojë në ruajtje të unitetit”, ka thënë Hyseni.

Kjo mbledhje është thirrur për shkak të përplasjeve të fundit brenda Vetëvendosjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka renditur 8 arsyet se…