Fillon takimi ndërmjet Trumpit dhe Putinit

16 korrik 2018 | 15:33

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, kanë nisur takimin në Helsinki.

 Trumpi ka përgëzuar Putinin për organizimin e suksesshëm të Kampionatit Botëror të Futbollit, përpara se të përvijonte disa nga temat që do të prekin gjatë bisedimeve.

 “Dua t’ju përgëzoj për një Kampionat vërtet të mirë, një nga më të mirët”, ka deklaruar Trumpi, duke shtuar se me Putinin do të diskutojë për “gjithçka”, nga tregtia deri te Kina.

 Ai ka thënë se shpreson se ShBA-ja dhe Rusia do të përfundojnë me “marrëdhënie të jashtëzakonshme” dhe se “bashkëpunimi me Rusinë është një gjë e mirë, jo një gjë e keqe”.

 Ky është samiti i parë dypalësh i liderëve të të dyja vendeve qysh në prill të vitit 2010.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për…