Filmi “Gardhi” shfaqet premierë në Palm Springs të ShBA-së

22 qershor 2018 | 11:44

Nën regjinë e Lendita Zeqirajt dhe me prezencën e aktorëve Arti Lokaj, Ilire Vinca e Rozafë Çelaj, filmi “Gardhi” sot pati premierën botërore në festivalin e njohur të Palm Springsit.

‘Palm Springs International Short Film Festival’ është një ndër festivalet më të rëndësishme botërore, ku sjellë emrat të suksesshëm të regjisorëve të rinj.

Shumë e lumtur me këtë premiere ishte regjisorja Zeqiri e cila para publikut sjelli rrëfimin e sajë rreth realizimit të këtij projekti filmik, ku nuk munguan pyetje të ndryshme rreth filmit e sidomos për kastin e aktorëve të mrekullueshëm.

‘Gardhi’ është prodhim i shtëpisë filmike “N’art” i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumë njerëz kanë humbur shumicën e familjes sepse dikur jetonin…