Fiorentina dhe Cagliari pensionojë fanellën e Astorit

06 mars 2018 | 14:02

Fiorentina ka vendosur që ta pensionojë fanellën me numrin 13 për ta nderuar kapitenin Davide Astori pas vdekjes së këtij të fundit të dielën.

Klubi italian e bëri këtë njoftim në mëngjesin e së martës, ndërsa është konfirmuar që edhe ish-klubi i Astorit, Cagliari e ka marrë të njëjtin vendim.

Astori vdiq papritmas mëngjesin e së dielës në një hotel në Udine, ku ekipi i Fiorentinas ishte vendosur para ndeshjes me Udinesen. Prokurori i Udines deklaroi se vdekja e futbollistit erdhi si pasojë e një sulmi në zemër në shkaqe natyrore. Antonio Conte, i cili kishte punuar me Astorin në përfaqësuesen italiane ka vetëm fjalë të mira për të. “Ai ishte një lojtar i madh, por veçanërisht një djalë fantastik”, u shpreh Conte.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e manifestimit jubilar të 20-vjetorit të “Epopesë së…