Fitojnë Golden State dhe HoustoniFitojnë Golden State dhe Houstoni

04 Dhjetor 14:40

Golden State fiton jashtë fushe në ndeshjen e radhës së NBA-s. Skuadra kampione mposhti Miami Heat në Florida me rezultatin 123-95.

Në “American Airlines Arena”, diferenca në parket mes skuadrave u bë në periodën e tretë, duke qenë se Golden State shkoi në pushimin e ndeshjes me avantazhin e vetëm 2 pikëve, 62-60. Warriors i mbylli 12 minutat e treta të ndeshjes 37-17, për të fituar më pas krejt takimin. Protagonisti i Golden State u bë Stephen Curry me 30 pikë, ndërkohë që Kevin Durant e mbylli sfidën me 24 pikë. Fitore jashtë fushe arriti edhe Houston Rockets, që në “Staples Center” mposhti LA Lakers 118-95, duke regjistruar suksesin e 6 radhazi.

Ishte i zakonshmi James Harden ai që udhëhoqi teksanët drejt kësaj fitoreje me 36 pikë, 9 asistime dhe 4 topa në tabelë. Për kalifornianët, nuk mjaftuan 22 pikët e Kuzma për të evituar humbjen. Oklahoma gjunjëzoi San Antonion 90-87, në një ndeshje ku spikati Russell Westbrook. Skuadra e Thunder i mbylli dy periodat e para me avantazhin e 11 pikëve, por San Antonio reagoi dhe në fillimin e periodës së katërt mori kryesimin e ndeshjes. Ai që largoi frikën te Oklahoma ishte pikërisht Westbrook, që me 22 pikët dhe 10 topat në tabelë të tij bëri të mundur që Thunder të fitojë krejt takimin 90-87, për të shënuar suksesin e 10 sezonal. Në ndeshjet e tjera të NBA, Minnesota mundi LA Clippers 112-106, ndërsa Orlando fitoi me New York Knicks 105-100.

Rezultatet 

New York-Orlando         100-105
Miami-Golden State       95-123
Minnesota-Clippers        112-106
Oklahoma-San Antonio 90-87
Lakers-Houston               95-118

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) e ka fituar të…