Fjala: Bursa për studentët duhet të bëhet 900 euro

09 janar 2018 | 16:18

Përfaqësuesit e partisë Fjala, Marigona Krasniqi dhe Hamit Gashi kanë mbajtur të martën një konferencë për medie në sheshin e Prishtinës.

Ata kanë shprehur shqetësimin dhe indinjatën e kësaj partie për vendimin që studentëve të dalluar t’u zvogëlohet bursa.

“Me uljen e bursës në radhë të parë po nënçmohet studenti, po destimulohet, kjo pastaj është e dëmshme edhe për të ardhmen e vendit kur dihet se një rini e arsimuar është shpresë për një të ardhme më e ndritur. Bursa është meritë e studentëve dhe u takon atyre për përkushtimin dhe rezultatet e arritura në studime dhe si të tillë duhet ta gëzojnë. Zvogëlimi i bursës së studentëve në një anë dhe rritja e pagës së kryeministrit në anën tjetër është plotësisht e papranueshme dhe jo e drejtë”, ka thënë Marigona Krasniqi.

Sipas saj, paga e kryeministrit dhe e ministrave është më e larta në rajon. Ndërkaq Hamit Gashi ka pohuar se zvogëlimi i bursës nga 900 euro në 600, dhe tash në 500 euro është një padrejtësi e madhe që po iu bëhet studentëve. “Kërkojmë që ky vendim të kthehet mbrapa dhe studentët të marrin bursën prej 900 eurove sa kishin në fillim”, është shprehur Gashi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para disa ditësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA)…