‘Fluidi’, për një vit të mbarë!

29 dhjetor 15:25

Kompania për prodhimin e pijeve “Fluidi”, me rastin e festës së Vitit të Ri , ka shprehur mirënjohje për të gjithë konsumatorët që kanë konsumuar prodhimet e kësaj kompanie.

“Gjatë këtyre ditëve festive, ne shfrytëzojmë rastin që të reflektojmë në virtytet dhe diversitetin e shoqërisë tonë dhe për kontributin e saj në strukturimin tonë si kompani në tërësi”, është thënë në njoftimin e “Fluidit”.

Njoftimi i plotë i “Fluidit”:

Një nga gëzimet më të mëdha të këtij fundviti është mundësia për të shprehur mirënjohjen ndaj konsumatorëve tanë besnikë dhe për të gjithë ju që në këto ditë speciale bëheni bashkë me familjen dhe më të dashurit tuaj për të festuar.

Gjatë këtyre ditëve festive, ne shfrytëzojmë rastin që të reflektojmë në virtytet dhe diversitetin e shoqërisë tonë dhe për kontributin e saj në strukturimin tonë si kompani në tërësi.

Kjo është një kohë për t’ia kujtuar vetes se jemi në shërbimin tuaj dhe do të jemi gjithmonë të gatshëm për të rritur vlerat e kulturës dhe traditave tona, por edhe për të rrënjosur një shpresë të përbashkët për ndërtimin e këtij vendi për gjeneratat e ardhshme.

Me gjithë arritjet që i shënuam këtë vit, ne mezi presim që projektet tona që synojmë t’i realizojmë në të ardhmen, t’i bëjmë bashkë. Jemi të vetëdijshëm që puna jonë nuk ka përfunduar andaj ju ftojmë që edhe për një vit tjetër të qëndrojmë së bashku ashtu që të tejkalojmë me sukses çdo barrierë.

Shpresojmë që viti 2018 të jetë edhe më special dhe të iu përcjellë shumë motiv e dashurinë çdo iniciativë që do e filloni.

Urime Viti i Ri nga “Fluidi”!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Largimi i Aleancës për Shqiptarët nga Qeveria e Maqedonisë, ka…