Formohet Këshilli i ekspertëve në fushën e mjedisit dhe urbanizmit

23 Janar 12:10

Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit, Lulzim Aliu, ka mbajtur një takim me ekspertë të fushave të urbanizmit me ç’rast ka formuar Këshillin e ekspertëve që do të merren kryesisht me punë të urbanizmit.

Sipas drejtorit Aliu, ky këshill përbëhet nga 12 anëtarë dhe do të merren me çështjet urbanistike.

“Ky këshill do të jetë këshill konsultativ, duke u bazuar edhe ne Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale dhe ka qenë e drejtë e kryetarit të komunës për të formuar trupa këshilluese të cilat kanë munguar në komunën tonë. Ky këshill i ka 12 anëtarë dhe do të luaj rolin konsultativ dhe do të jep kontributin e vet në faza të ndryshme që na presin si në Planin Zhvillimor Komunal por edhe në hartimin e hartave zonale, një diçka që është shumë e nevojshme dhe e domosdoshme”, është shprehur drejtori Aliu.

Aliu, ka thënë se ky hap për formimin e këtij këshilli është ndërmarr duke parë gjendjen e qytetit në aspektin e urbanizmit. “E ardhmja e qytetit në aspektin e urbanizimit është shumë e rëndësishme, evitimi i kaosit që ka ekzistuar deri tash, barra e asaj se çfarë Ferizaj do të jetë në të ardhmen është shumë e madhe dhe me të drejtë edhe kryetari, por edhe unë si drejtor i urbanizimit nuk kemi dashur ta marrim këtë peshë vet, por do të konsultohemi me ekspertë për të ardhmen e urbanizmit e cila do të bazohet në profesionalizëm”, ka thënë Aliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Ambasadori i Shqipërisë, në Kosovë, Qemal Minxhozi ka vizituar komunën…