Formohet Këshilli ndërdrejtorial për nisjen e zbatimit të Fondit të punësimit

05 janar 2018 | 13:58

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, në mbledhjen e rregullt javore me drejtorët e drejtorive komunale, ka marrë vendim që të formohet Këshilli ndërdrejtorial për zhvillimin ekonomik dhe zbatim të Fondit të punësimit.

Ky mekanizëm do të përfshijë Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, atë të Financave, Drejtorinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë si dhe Drejtorinë e Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit.

Roli i këtij mekanizmi të ri ndërinstitucional do të jetë: koordinimi në mes të drejtorive përkatëse për të implementuar politika që nxisin zhvillimin ekonomik të komunës së Ferizajt, nisja e zbatimit të Fondit të punësimit, ofrimin e lehtësirave administrative nga institucioni i komunës në të bërit biznes, përgatitja e projekteve detale intensive dhe aplikimi me projekte zhvillimore në fondet vendore dhe ndërkombëtare.

Pra, ky mekanizëm do të shërbejë për një mirëkoordinim të hapave që do të ndërmarrin drejtoritë përkatëse me qëllim zhvillimin ekonomik të komunës sonë. Ky mekanizëm do të ketë edhe koordinatorin e saj, i cili vazhdimisht do të përcjell ecuritë e planit të punës dhe prioritetet e kësaj trupe.

Formimi i këtij mekanizmi ka qenë zotim i dhënë në programin qeverisës të kryetarit Aliu dhe si i tillë do të konsolidohet plotësisht javën e ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga data 1 janar i këtij viti të gjitha veturat…