Formula 1 rikthehet në Holandë pas 35 vjetësh

08 Shkurt 10:37

Formula 1 mund të rikthehet në Holandë së shpejti. I deleguari për sigurinë e garave të FIA-s, Charlie Whiting, ka qëndruar në Holandë për t’i verifikuar kushtet dhe mundësitë për të zhvilluar një garë në këtë shtet në vitin 2020.

Një perspektivë kjo e drejtuesve të Formula 1, që kërkojnë të zhvillojnë një garë në “vendet e ulëta” 35 vjet pas garës së fundit. Hera e fundit që është garuar në Holandë është viti 1985, në pistën e Zandvoort. Por, duke parë popullaritetin që ka piloti i ri Mx Verstappen po shihet mundësia që të zhvillohet një garë në këtë vend.

Pista e Zandvoort është ende në gjendje të mirë dhe zhvillohen gara të kategorive të ndryshme, por në listë është edhe pista e Assenit, ku zhvillohen garat e Moto GP. Madje Whiting ka vizituar pikërisht pistën e Assenit, që e sheh si më të përshtatshme për një garë të Formula 1, duke qenë se infrastruktura është më moderne dhe ofron më shumë siguri për pilotët.

Pista e Assenit është 4,5 kilometra e gjatë dhe mund t’i mirëpresë deri në 110 mijë spektatorë dhe me disa modifikime të vogla mund t’i mirëpresë pa probleme edhe garat e Formula 1.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),…