Franca dhe ShBA-ja të përkushtuara për shkatërrimin e ISIS-it

04 prill 2018 | 17:05

Franca dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) janë të përkushtuara që të shkatërrojnë grupin militant Shteti Islamik (ISIS), ka bërë me dije Zyra e presidentit francez, Emmanuel Macron, pas bisedës së këtij të fundit me homologun amerikan, Donald Trump.

“Franca dhe ShBA-ja janë të vendosura të vazhdojnë me veprimet e tyre brenda koalicionit ndërkombëtar për ta luftuar deri në fund këtë organizatë terroriste. Asgjë nuk do të na largojë nga synimi për të parandaluar ringjalljen e Shtetit Islamik në rajon, dhe për të mundësuar një proces politik gjithëpërfshirës në Siri”, është thënë në deklaratën e Zyrës së Macronit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka bërë me dije…