Fred: Më kërkojnë City dhe Unitedi

26 maj 2018 | 10:34

Mesfushori i Shakhtar Donetsk, Fred, ka thënë se të dy klubet e Manchesterit, City dhe United, kanë të interesuar për të marrë shërbimet e tij. United duket favorit, sipas asaj që ka shkruar shtypi britanik, ndërsa City ofroi 50 milionë euro në merkaton e janarit, por Shakhtar i refuzoi.

“Ishte një mundësi për të kaluar te City në fillim të vitit. Drejtuesit e dy klubeve folën bashkë dhe i pranishëm ishte edhe menaxheri im, por marrëveshja nuk u arrit, ndërsa tani jam në dijeni të një interesimi të United”, ka thënë 25-vjeçari nga Brazili.

Fred do të jetë në kombëtaren e Brazilit në “Rusi 2018” dhe duket se pas veprimtarisë do të mësohet se te cila skuadër e Premier League do të vazhdojë karrierën. “Personalisht jam i interesuar vetëm për të bërë një punë të mirë në Botëror, sepse nuk ka gjë më të rëndësishme se të luash për kombin. Më kërkojnë dy ekipet e Manchester, por e kam lënë gjithçka në dorë të menaxherit tim. Për mua është një nder që më duan në Premier League”, ka deklaruar Fred.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Delegacioni i Kosovës shumë shpejt do të zhvillojë një takim…