Fshati Uglar i ka borxh ujësjellësit 400 mijë euro

12 mars 2018 | 12:41

Mbi 300 shtëpi të fshatit Ulgar të Komunës së Graçanicës i kanë borxh 400 mijë euro Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.

Ujësjellësi përmes një komunikate për media ka bërë me dije se këtë vit ka nisur iniciativat me moton “Të gjithë në aksion”, ku synon ndëshkimin e konsumatorëve borxhlinj.

Sipas kësaj kompanie, si masë e parë ndëshkuese, është shkyçja nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit, pasuar nga ndëshkime të tjera. “50 ekipe për shkyçje i ka shpërndarë ujësjellësi në tetë komunat në të cilat operon si Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Podujeva, Shtimja, Drenasi, Lipjani dhe Graçanica, me fshatra përreth.

Brenda dy muajve janë aplikuar mbi 350 shkyçje individuale nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit, janë vizituar mbi 1 500 konsumatorë borxhlinj dhe mbi 600 lëndë janë dërguar te përmbaruesit privat”, është theksuar në komunikatën e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Izmi Zeka Sa fillon të shkruash për personalitete që bënë…