FSK-ja ndihmon Shqipërinë

08 Shkurt 10:12

Ditë më parë një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës, me urdhër të komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Ramës, ka udhëtuar për në Shqipërisë për të ndihmuar në sanimin e pasojave pas vërshimeve.

Batalioni i Xhenios i FSK-së, në Shqipëri, ka filluar ngritjen e urës mobile “Mabey Johnson” në fshatin Zemlak të prefekturës së Korçës.

Xhenierët e FSK-së, vazhdojnë me sukses punimet në ngritjen e urës, dhe me intensitet të shtuar në ndërtimin e urës që do të jetë në shërbim jo vetëm të banorëve të fshatit por edhe të banorëve të zonës.

“Operacioni është duke u realizuar pa ndonjë problem, kurse pjesëtarët e FSK-së, janë duke dhënë maksimumin në ndërtimin e kësaj ure në afatin sa më të shkurtë kohorë”, është thënë në njoftimin për medie të FSK-së.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, i…