FSK-ja nis aksionin për dhurim të gjakut

24 janar 2018 | 11:31

Zyrtarët në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK) dhe pjesëtarët e FSK-së të mërkurën kanë dhuruar gjak në ambientet e MFSK-së.

Këtë aktivitet e ka organizuar Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzion të Gjakut (QKKTGj) bashkë me Departamentin e mjekësisë së FSK-së.

Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së QKKTGj-së, Bukurie Zhubi, ka thënë se pjesëtarët e FSK-së janë bërë shembull i mirë për të ndihmuar qytetarët e Kosovës dhe për ngritjen e vetëdijes tek qytetarët që t’i përgjigjen aksionit humanitar për dhurimin e gjakut.

Bashkë me pjesëtarët e FSK-së gjak ka dhënë edhe zëvendësministri i MFSK-së, Burim Ramadani. Ai ka deklaruar se FSK-ja gjithmonë i përgjigjet jo vetëm aksioneve të organizuara për dhurim të gjakut, por edhe sa herë që ka nevojë dhe thirrje për ndihmë për të dhuruar gjak.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka…